Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes, pasi po shpërndahen mesazhe mashtrimi në platformën “Whatsapp”.
Përmes një njoftimi AKSK-ja shprehet se mesazhi ka përmbajtjen e një sondazhi.
“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin Whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, apelon AKSK-ja.