Dinamikat e spektaklit të djeshëm kanë sjellë sot diskutime dhe debate në shtëpi. Siç tashmë e kuptuam, Egla Ceno mbrëmjen e djeshme si lidere e shtëpisë përfitoi avantazhin që të dërgonte “kokë më kokë” në nominim dy nga banorët e “Big Brother VIP3”. Aktorja zgjodhi çiftin Heidi dhe Romeo që të ti çonte në televotim, ku banori më i votuar do të shpallej finalisti i parë i këtij edicioni, ndërsa tjetri do të përballej me disa nominime gjatë këtyre javëve. Ditën e sotme gjatë një bisede me Julin, aktori iu tha çiftit se Egla e ka personale me Heidin. Ndërsa kjo e fundit është shprehur se nuk e priste që një grua në moshën e saj të sillet ashtu dhe të kërcënojë.
“Po çfarë i kam bërë unë?”, e pyeti banorja, duke treguar se aktorja e ka kërcënuar.
“Ti u pajtove me vendimin e saj”, iu kthye Romeo aktorit, i cili tha: “U pajtova”.
Pjesë nga biseda:
Juli: Keni nevojë për njëri-tjetrin?
Romeo: Normal se duhemi
Juli: Atëherë nevojat e njëri-tjetrit në lojë është gjë tjetër dhe aleancë është gjë tjetër. Ajo e ka personale me ty
Heidi: Po çfarë i kam bërë unë?
Juli: Po ku di unë se çfarë i ke bërë ti. Ajo thotë e kam personale me të
Heidi: Ajo erdhi dhe më kërcënoi mua. Pse më ke thënë ti mua do të ha
Juli: Po pra personale është
Heidi: Po bë gruaja 50 vjeçe ashtu?!
Juli: Po mirë puna e saj, mua s’më intereson fare
Romeo: Ti u pajtove me vendimin e saj
Juli: U pajtova