Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri thotë se Rithemelimit nuk i intereson bërja e reformës zgjedhore.
Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, Pampuri u shpreh se Partia Demokratike është e gatshme për një draft të përbashkët me grupet e opozitës për zgjedhoren.
Sipas saj, Rithemelimi po bën cirk për zgjedhjen e bashkëkryetarit dhe shtoi se ata nuk janë të interesuar për listat e hapura.
“Një cirk është nga ata që tentojnë të bllokojnë komisionin e reformës zgjedhore. Ata të cilët bëjnë cirk, janë ata që për një çështje, kush do jetë kryetar, po bllokojnë një çështje që i intereson shqiptarëve. Po bllokjnë një komision reforme. Ai komision, të gjithë anëtarët, janë përfaqësues të Rithemelimit, nga aleatët, kjo po bëhet për interesa personale. Nuk i interesojnë listat e hapura, i interesojnë karriget. Ne i kemi bërë të ditur propozimetona. Ne nuk mund të heqim dorë, për persona që për interesa të tyre personale nuk duan lista të hapura.
Kush e ka kontestuar këtë? Jemi të gatshë, të kemi një draft të përbashkët. Përgjigja që marrim është; kush jeni ju që mbani bashkëkryetarin? Bashkëkryetarët zgjidhen nga partitë. Nuk mund të vendosësh vija të kuqe në momentin kur nuk kanë nisur diskutimet me asnjërën palë. Besoj, në momentin kur nuk ka mundësi për diskutim, nuk mund të themi se ku vija e kuqe është. Kur të vendosin të ulen në komision, mund të themi se ku është vija e kuqe.
Atyre nuk iu interesojnë listat e hapura. Ne, besoj ju e keni parë që kemi marrë pjesë, janë bërë të ditura qëndrimet tona. Besoj që nuk do të arrihet deri aty, nuk do donte, edhe ndërkombëtarët, që Shqipëria të shkonte në zgjedhjet e 2025 pasur një zgjidhje. Shqiptarët duan një ndryshim, ky është ndryshimi i shërben shqiptarëve dhe askujt”, theksoi ajo.