Mes analistit Baton Haxhiu dhe Belind Këlliçit ka patur debat në nje emisionin televiziv për çështjen e inceneratorëve dhe pagesave prej tyre, duke marrë shkas nga deklaratat e Arben Ahmetajt javën e kaluar.
Baton Haxhiu insinuoi se Këlliçi është furnizuar me dokumente nga Ahmetaj për të bërë denoncimet për inceneratorët, gjë që ky i fundit e mohoi kategorikisht. Në përfundim, Haxhiu e këshilloi Këlliçin që të ruajë veten dhe të mos bashkëpunojë me Ahmetajn Analisti theksoi se ky nuk është kërcënim, por u rezervua të shpjegonte më tej arsyen e kësaj këshille.
Me shume gjasa Baton Haxhiu mund t’i referohet hetimeve qe SPAK ka filluar ndaj Bellind Kellicit per pastrim parash lidhur me financimet me origjine te errest te fushates per zgjedhjet vendore te majit 2023. Por Rithemelimi i ka keqinterpretuar keshillat e Baton Haxhiut duke paralajmeruar nje kallzim ne Spak. Baton Haxhiu është analisti i perhershem i televizionit te familjes Berisha, i cili e paguan edhe me nje honorar te shtrejnte, pra nuk kuptohet si nje gazetar i lidhur kaq shume me financat e doktorit mund te kercenoje fizikisht Belon e Saliut. Pastaj Bation Haxhiu ka deklaruar se edhe PD ka marre para nga inceneratoret.
“Ruaje veten sot e tutje, kaq po të them. Ruaje veten, nuk ka kërcënim por ruaje veten. Nuk është mirë që të kontaktosh gjithmonë me Arben Ahmetajn. Ki kujdes thashë mos bashkëpuno shumë me Ahmetajn”, u shpreh Baton Haxhiu. Këlliçi u shpreh se Ahmetaj nuk i ka dhënë asnjë dokument në lidhje me këtë çështje: “Nuk kam asnjë lidhje me Arben Ahmetajn, por as me persona të tretë nuk kam patur mundësi të më sjellë dokumente. Po të ishte për Arben Ahmetajn kjo çështje nuk do ishte hapur kurrë mbase se Arben Ahmetaj ka mëkatet e veta. Erdhi momenti që Arben Ahmetaj u kërcënua me jetë, është hera e parë që një zv.kryeministër kërcënohet nga Kryeministri. Në momentin që u kërcënua ai doli dhe pohoi ato çka në fakt PD ka të paktën 4 muaj që i nxjerr çdo ditë me fakte dhe me prova”.
Në replikën me analistin Baton Haxhiu, Belind Këlliçi e akuzoi këtë të fundit se portali i drejtuar prej tij ka marrë para nga inceneratorët. “Ti z.Baton e di shumë mirë që ke marrë para nga inceneratorët. Nuk e di se për çfarë ka marrë para një portal përveç se për të censuruar faktorë opozitarë. Kjo është logjika ime. Ka marrë 8 pagesa, i kanë kaluar lekët, në vlerë 4 milionë lekë në muaj, nga inceneratorët”, u shpreh Këlliçi. Ky i fundit i është përgjigjur duke i thënë se marketingu në portalin e tij është lidhur nga një kompani tjetër dhe ka shtuar se ajo e inceneratorëve i ka borxh këtij portali 4 muaj.
Baton Haxhiu: E para e punës, të lutem kujdes kur përmend shifra. Albanian Post pas 2 vitesh ekzistimi të inceneratorëve e ka një kontratë 6-mujore, respektivisht 7 muaj që e ka lidhur marketingu që ne i japim marketingun një kompanie që bën kontrata dhe nuk ka të bëjë me mua. Kompani marketingut, ekzistojnë në Tiranë disa kompani që bëjnë marketing dhe ju japin disa mediumeve marketing në fillim të vitit. Unë as nuk kam kontaktuar dhe as nuk kam nënshkruar asgjë. Kompania e inceneratorëve – “Albanian Postit” i ka borxh 4 muaj, i ka paguar 2 muaj dhe më nuk ka paguar asnjëherë.
Belind Këlliçi: Hajde t’i biem dhe t’i godasim se të ka Lekë borxh. Të të qajmë dhe hallin Baton.
Baton Haxhiu: Meqë PD nuk ka ardhur në asnjë studio televizive se jeni financuar nga inceneratorët…
Belind Këlliçi: Kush Baton?
Baton Haxhiu: Ju, PD-ja.
Belind Këlliçi: Unë quhem Belind Këlliçi këtu që po flas me ju.
Baton Haxhiu: Ashtu quhet partia jote. Je PD-ja. Mos u bëni ëngjëj se kjo situatë dhe këtë marrëdhënie me inceneratorët dhe me njerëzit është pikërisht për shkak të partive politike që nuk ngopeni kurrë duke marrë. PD është e jotja dhe ka qenë e jotja.
Belind Këlliçi: Jam krenar që jam pjesë e PD-së.
Baton Haxhiu: Shyqyr që je krenar, por jepni dhe përgjigje pse keni marrë para nga inceneratorët. Nëse duhet të ju ndjek SPAK-u, duhet të ju ndjekë edhe juve./shqiptarja.com