Beleri u zgjodh eurodeputet nga burgu, juristi i Rithemelimit: Gjykata s’mund ta pengojë për t’u betuar! Prevalojnë ligjet e BE…!

Juristi Çlirim Gjata teksa ka komentuar zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet, thotë se tashmë gjykata shqiptare nuk mund ta pengojë atë që të shkojë të bëjë betimin.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Gjata tha se në këtë rast duhet të zbatohen ligjet e BE, pasi këto prevalojnë mbi ligjet shqiptare.

“Sa i takon faktit që u zgjodh në PE, atje ka rregulla të tjera dhe gjykata shqiptare nuk mund ta pengojë të shkojë të bëjë betimin aty, sepse veprojnë ligjet e BE dhe për të gjitha ligjet e BE ne kemi rënë dakord që prevalojnë mbi ligjet tona. Shteti shqiptar është i detyruar ta lejojë të bëjë betimin. Më e rëndësishme se kjo është historia që ndodh në këtë vend. Rama krijoi historinë e Belerit tani nuk po e konsumon dot. E bllokoi atë për në Bashkinë e Himarës, ai tani zgjidhet eurodeputet”, tha Gjata.

Po ashtu, Çlirim Gjata shtroi edhe një pyetje, që sipas tij Rama nuk i përgjigjet.

“Unë kam një pyetje retorike? Rama pse e futi në burg Belerin? E futi për hakmarrje politike? Rama nuk i përgjigjet pyetjes: A është takuar me Belerin në Athinë dhe i ka kërkuar kandido për PS dhe ai i është përgjigjur unë “nuk bëhem dot i majtë”. Si hakmarrje që nuk kandidoi për PS, Rama e arrestoi”, tha Gjata./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com