“Beleri në vrasjet e Peshkëpisë”, vëllai i ushtarakut të vrarë në 1994: Shteti i di emrat e autorëve

30 vjet më parë një bandë të armatosur greke nën emërtimin Fronti për clirimin e Vorio Epirit e cila e ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorë shqiptarë natën e 10 prillit të vitit 1994 sulmoi me armë objektin e ish postës kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër.

Një ushtar dhe një oficer humbën jetën , disa ushtarakë të tjerë u plagosën.

Fiqiri Shehu vëllai i komandatit të postës kufitare kapitenit të vrarë Fatmir Shehu tha se ka shumë dëshmitarë që nuk guxojnë të flasin pasi ndihen të pambrojtur dhe se ekzekutorët kishin dijeni të plotë mbi situatën e bazës ushtarake.

“Ai është vrarë për një person tjetër. Një nga këta është agjent i policisë. I kanë thënë njërin do e lëshojmë se ka 5 fëmijë. Ata dinin shumë mirë edhe shqip edhe greqisht”- tha Fiqiri Shehu vëllai i komandatit të vrarë të postës kufitare.

Një ndër emrat që vëllai I shehut kë përmendur është Fredi Beleri cili në vitin 2019 u mor në pyetje nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe iu komunikua akuza për akt terrosit sipas kodit të kohës, por cështja u deklarua e parashkruar dhe u mbyll pa vendim.

“Fredi Beleri është për shembull. Dihen emrat, edhe shteti i di” shtoi mes të tjerash Fiqiri Shehu.

Agresorët mendohet se ishin pjesë e skuadrës Piro 1 të organizatës MAVI e cila tentoi një sulm të ngjashëm ndaj postës kufitare të Llongos gati një vit më vonë. Megjithëse 7 anëtarë të kësaj skuadre u ndaluan ata morën dënime vetëm për armëmbajtje pa leje./tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com