Beleri mbetet në burg, Athina zyrtare pranon dënimin, kërkesë Shqipërisë: Duhet ta lejoni të marrë pjesë në PE

Pas dënimit nga Apeli me dy vite burg të Fredi Belerit, ka reaguar Ministria e Jashtme greke.

Në një deklaratë zyrtare Ministria pranon dënimin e tij, por i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të krijojnë mundësinë që ai të marrë pjesë në Parlamentin Europian, si deputet i zgjedhur pak ditë më parë nën logon e partisë së Kiriakos Mitsotakis.

Reagimi:

Greqia që në fillim kishte shprehur shqetësimin dhe reflektimin e saj për shumë aspekte të çështjes lidhur me ndjekjen penale të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris.

Në veçanti, rezervat lidhur me cenimin e prezumimit të pafajësisë, natyrën e provave të paraqitura, zbritjen e dënimit të tij, shqiptimin e një dënimi joproporcional dhe heqjen e së drejtës së tij për të bërë betim, me rezultat që Bashkia e Himarës administrohet prej një viti nga persona që nuk kanë legjitimitet demokratik.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në mbështetje të këtyre shqetësimeve për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri.

Beleri sot nuk është vetëm kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Ai është gjithashtu anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian.

Është, pra, një detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë atij mundësinë për të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga Plenari i tij, korrikun e ardhshëm./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com