Zgjedhja Fredi Beleri, që është dënuar me dy vite burg për korrupsion si kandidat i Partisë greke “Demokracia e re” për zgjedhjet e Parlamentit Europian, vështirë se është pa rreziqe.
Kështu ka konstatuar media prestigjoze “POLITICO” në një artikull të gjatë ku ka analizuar vendimin e partisë së udhëhequr nga kryeministri Kiriakos Mitsotakis.
“Politico” ka renditur dy rreziqet më të mëdha që mund të shkaktohen nga zgjedhja e një personi me një të shkuar të erret. Greqia, sipas artikullit, në këtë mënyrë del kundër shumicës së vendeve të bashkimit evropian, të cilët nuk duan që një çështje dypalëshe të ngadalësojë procesin e zgjerimit.
“Kjo do të ringjallë pakënaqësitë mes Tiranën dhe do të mërzitë mbështetësit e zgjerimit të BE-së, të cilët argumentojnë se Demokracia e Re po e helmon procesin duke e çuar një mosmarrëveshje dypalëshe mbi sundimin e ligjit në një nivel evropian“, thuhet në shkrim.
Sipas Politico, Mitsotakis zgjodhi Belerin nga frika e rritjes se forcave te ekstremit të djathtë, të cilat rrezikojnë të parat, votat e partisë së tij.
Mirëpo ky vendim i Mitsotakis ka ngjallur po ashtu edhe shumë kritika nga faktorët politikë në vend. Disa zyrtarë thanë për Politicon se Ministria e Jashtme e Greqisë ishte e kujdesshme për të luajtur politikë me Belerin dhe shprehu “rezerva të forta” për kandidaturën e tij.
Për partinë konservatore Demokracia e Re e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis, zgjedhja e Belerit si kandidat në votën e Parlamentit Evropian kërkonte një llogaritje delikate politike. Sipas “Politico”, duke qenë se vendet greke të eurodeputetëve shkojnë për kandidatët që fitojnë mbështetjen më popullore, duke mundësuar që Beleri të fitojë një vend në Parlamentin Evropian./m.j