Gentian Bejtja, i cili mbeti i vrarë pasditen e kësaj të premteje në oborrin e banesës së tij në Fushë-Krujës, është marrë në pyetje në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.
Lidhur me këtë gazetarja Etleva Delia ne “Real Story” ka thënë se nuk ka ngelur asnjëri që t’i marrë hakun Martinajt, pasi të gjithë të afërmit e tij janë vrarë.
Sipas saj, Martinaj ka mbi 200 ditë i zhdukur dhe është e pamundur të ndodh diçka e tillë.
“Që nga atentati ndaj Brilant Martinajt po shikohet me prioritet. Ervis Martinaj po bën 200 e ca ditë i zhdukur, personat e tij të afërt u vranë përpara se ai të zhdukej, i fundit u vra ishte kushëriri i tij, Brilant Martinaj.
Kanë ngelur shumë pak, për të mos thënë nuk ka ngelur njeri që të marri hakun e Ervis Martinajt. Nuk besoj të ketë një grupim personash sa të hap luftë grupeve aq të fuqishme sa për të zhdukur Ervis Martinajt”, tha Delia./m.j