Heidi dhe Romeo, dy banorë të ‘BBV3’, krijuan një romancë brenda shtëpisë më të ndjekur e cila përfundoi shumë herët.
Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga njëri-tjeri por siç duket ata kanë zgjedhur të mos qëndrojnë më në distancë.
Mbrëmjen e sotme dyshja është parë të shijojë praninë e njëri-tjetrin në oborr, me puthje dhe përqafime dhe siç duket kjo është një shenjë e mirë për ta.
Nëse do të ketë një rikthim mes tyre kjo mbetet për t’u parë, pasi veprime të tilla nuk është hera e parë që i shohim mes tyre.