“Bëjnë fëmijë për interes”, shoqja e Kiarës i kthehet keq Zhaklinës: Ka një vend special në ferr për ata që shajnë gratë shtatzënë
E ndërsa të gjithë po uronin Kiara Titon dhe Luiz Ejllin për lajmin e ëmbël që ndanë me ndjekësit, Zhaklina Lekatari bëri një veprim që nuk pritej. Pak pasi çifti zbuloi se do të bëhen prindër për herë të parë, Lekatari habiti me një InstaStory.
“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashuri. E trishtë.“, shkruante ajo, një postim që u mor si kunj për çiftin.
Por deri tani as Kiara as Luizi nuk kanë reaguar në lidhje me këtë postim të saj, por shoqja e moderatores Liesa nuk ia ka kursyer dy fjalë ish-opinionistes së Big Brother Vip.
“Ekziston një vend në ferr për ata që komentojnë negativisht për një grua shtatzënë. Ti ta shpif. Gjumë të ëmbël,”-shkruan Liesa në Instagram.