Begaj uron Donald Trump: Krenarë për aleancën dhe miqësinë me SHBA

Presidenti Bajram Begaj ka uruar kreun e ri të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump për inaugurimin e tij si president i 47-të i SHBA-ve.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Begaj shprehet krenarë për marrëdhënien dhe aleancën Shqipëri-SHBA.

“Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inagurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie.

Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tone”, shkruan Begaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com