Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas bisedës telefonike me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë, David Cameron.
Kreu i shtetit thotë se kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve si aleatë të NATO-s.
Begaj i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në mbrojtje, sigurinë kibernetike, polici dhe reformën në drejtësi.
“Diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s. Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, tha Begaj.
Po ashtu Begaj ka vlerësuar edhe rritjen e trupave britanike në KFOR.
Kujtojmë se Cameron qëndroi rreth 2 orë në tokën shqiptare pasi iu desh të prishte axhendën për të shkuar në Britani ku ditën e sotme u vendos që të mbahen zgjedhje të parakohshme më 4 Korrik.
/a.r