Begaj takon zv.Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Diskutuam për sigurinë e paqen në rajon

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me zv.Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guy Ryder. Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se ata diskutuan për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ).

Begaj thekson se siguroi Ryder se Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e OZhQ.

Takim konstruktiv me Guy Ryder, zv. Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së. Diskutuam për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshem (OZhQ), për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

Gjithashtu, e sigurova që Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e OZhQ”, shkruan Begaj.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com