Presidenti Bajram Begaj është takuar ditën e sotme me homologun azerbajxhanas, Ilham Aliyev.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Presidenti Begaj shkruan se po vijohet me bashkëpunimin politik Shqipëri-Azerbajxhan dhe po forcohet bashkëpunimi ekonomik në fusha kyçe me interes të përbashkët.
Më tej, Begaj ka shkruar se në krye të axhendës së vizitës zyrtare në Azerbajxhan është energjia dhe turizmi.
“Takim produktiv me mikun tim të dashur President Aliyev sot. Ne po e çojmë përpara bashkëpunimin tonë politik dhe po forcojmë bashkëpunimin ekonomik në fusha kyçe me interes të përbashkët. Energjia dhe turizmi janë në krye të axhendës sonë”, shkruan Presidenti Begaj.
/a.r