Beci përkujton demonstratën e parë antikomuniste, Berisha hesht, te Basha e kanë pushim!

Edhe pse Sali Berisha nuk ka ditë që nuk përmend “luftën e ashpër” që ka bërë ndaj Enver Hoxhës, sot e ka injoruar një datë të rëndësishme. Atë të demonstratës së parë antikomuniste, 34 vite më parë në Shkodër.

Teksa edhe në PD-në zyrtare të Lulzim Bashës ka mbretëruar e njëjta heshtje, çuditërisht kanë qenë socialistët që e kanë përkujtuar 14 Janarin e vitit 1990.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci shkruan:

“34 vite më parë, qytetarët e Shkodrës vranë frikën, në demostratën e 14 Janarit 1990. Të rinjtë shkodranë reaguan kundër sistemi diktatorial shqiptar duke tentuar të hiqnin bustin e Stalinit në kryeqendrën e veriut.

14 janari 1990 ishte dita e lirisë, që nisi në Shkodër, për tu shpërndarë më pas në të gjithë vendin.

Respekt përherë të rinjve shkodranë, që u bënë promotor të zhvillimeve demokratike në vendin tonë!”.

Postimi i Becit përmban edhe foton e mësipërme nga 14 Janari 1990.

Ndërsa foto më poshtë tregon Sali Berishën kur përpiqej të rrëzonte Enver Hoxhën:

javanews /a.rada

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com