Në një intervistë për “People” këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, ka folur dhe lidhur me ndarjen nga ish-i dashuri Keyan Safyari, romanca e të cilëve përfundoi vitin e kaluar.
Ajo tregon se pas ndarjes është fokusuar në muzikë pasi është e vetmja gjë që e ndihmon, gjithashtu thekson se tanimë është në paqe dhe më e gjallë!
“Kam kaluar një ndarje dhe mendoj se do të kishte qenë shumë nëse do kisha bërë pushim. Unë thjesht u fokusova në muzikë sepse është e vetmja gjë që më ndihmon vërtet.
Të gjithë duan të jenë të dashuruar, por unë nuk e kam kërkuar këtë. Unë jam duke u fokusuar te vetja, dhe është me të vërtetë çliruese dhe argëtuese. Kam kaluar aq shumë në 10 vitet e kaluara që njerëzit nuk e dinë, dhe ndihem sikur më në fund jam në paqe me shumë gjëra. Më në fund ndihem e emocionuar dhe e gjallë.”