Ueda dhe Arlind kanë treguar mes emocionesh momentin e parë kur kuptuan që do të bëhen prindër. Ata zbuluan gjithashtu një detaj që deri më tani nuk e dinim. Çifti jetojnë me familjarët e Arlindit në të njejtin apartament.
Ueda: Me thënë që ishte e planifikuar tamam është e vështirë, por ne jemi të rritur dimë çfarë jemi duke bërë. Na ka ardhur më shumë si një gjë që kemi dashur.
Është një histori pak qesharake, pak funny (për të qeshur)sepse unë kur e bëra testin ishte në gjermanisht fleta dhe nuk dija sesi ta lexoja. Ai ishte pozitiv
Edhe vetëm kur e bëra, erdha poshtë, Lindi thotë: Hë si doli?
I thash: “Jo, më duket se jo, por nuk e kuptoj se kam gjithë këto simptoma”.
U çudita sepse i thashë që isha 100 për qind e sigurt që isha. U mërzita pak. Hëngrëm bukë, edhe s’e di, isha shumë e çuditur
Kur kemi ikur lart dhe Lindi ka parë fletën, tha: “O beb është pozitiv”
Arlind: Pastaj thamë okay, nuk është ndonjë gjë e përditshme. Jemi ndarë me prindërit e mi, rrinë poshtë, kurse ne rrimë lart, edhe thashë: “Okay të thërrasim mamin”
“Mami, mami hajde çik lart”, më tha “hë çfarë ka?”
Po shihte Uedën se s’po kuptonte, po qante, i kishte sytë me lot, dhe tha: “O zot çfarë ka ndodhur, se u tremb në atë moment”
“Jo, jo”, thashë, kemi diçkanpër të të thënë “Ueda është me barrë”, lotët a t’keqen