Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka reagur për planin e Donald Trump në lidhje me Groenlandën.
Bildt shprehet i bindur se nuk kemi të bëjmë me një shaka, por një synim të qartë të Trump për të zgjeruar territorin amerikan.
“Nuk është shaka. Trump është me të vërtetë i gatshëm të zgjerojë territorin amerikan duke marrë Groenlandën. Marinsat amerikanë do të sulmojnë bregdetin e Nuuk (kryeqyteti i Groenlandës) ndaj Danimarka dhe BE duhet të përgatiten për një konfrontim serioz” – shkruan Bildt.