BE pro planit të Orban për emigrantët e paligjshëm: Hotspote të jashtme për pritjen e tyre

Mediat botërore raportojnë se javën e ardhshme Bashkimi Europian do të aprovojë hotspotet e jashtme për emigrantët apo tashmë siç njihet kampet e emigrantëve jashtë Bashkimit Europian, një praktikë që po vihet në jetë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Lajmi u bë i ditur në një konferencë në Stasburg me ratin e prezantimit të Presidencës hungareze të Bashkimit Europian.

Huffington Post lajmëron se javën e ardhshme 27 liderët e Bashkimit Europian do të miratojë propozimin e Viktor Orban.

“Nëse nuk mund të biem dakord se ata që duan të hyjnë duhet të ndalojnë në kufi dhe të aplikojnë për azil atje, ne kurrë nuk do të jemi në gjendje të ndalojmë emigracionin”, ka thënë Orban në fjalën e tij.

Marrëveshja e shtetit shqiptar me atë italian për përpunimin e kërkesave të emigrantëve në kampin e Gjadrit dhe të Shëngjinit po shihet nga Europa si zgjidhja më e mirë për uljen e fluksit të emigrantëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com