Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka paraqitur propozimin për heqjen e unanimitetit në votimin për pranimin në BE të shteteve të reja, duke e zëvendësuar atë me votimin me shumicës të cilësuar.
Në këtë mënyrë Brukseli do të lehtësojë procedurat e pranimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor. Brukseli propozoi heqjen e unanimitetit që pengon vendimet mbi politikën e jashtme për të shmangur bllokimet e ardhshme nga shtetet anëtare për çështje dy palëshe.
Kjo vendimmarrje do të zhbllokonte edhe situatën aktuale me Shqipërinë e bllokuar nga Greqia dhe Maqedoninë e Veriut e bllokuar nga Bullgaria. Von Der Leyen këmbënguli se heqja e unanimitetit nuk kërkon ndryshim të traktateve të BE-së.
Pavarësisht kësaj lëvizjeje që vjen në prag të zgjedhjeve evropiane, shumica e liderëve të BE-së kanë paralajmëruar tashmë se një familje me më shumë se 30 anëtarë, do të jetë edhe më i vështirë për t’u qeverisur.
/f.s