Bashkimin Europian duket se nuk po e shqetësojnë dhe aq shumë të sanksionuarit që janë pjesë e qeverisë së re të Serbisë. Shefi i diplomacisë së jashtme, Josep Borrell, në reagimin e parë, tha se mezi pret që të punojë me qeverinë e re të Beogradit.
“Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviç. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriç dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Borrell në rrjetin social X.
Por nënvizoi se përputhja me vlerat dhe politikat e bllokut janë thelbësore për rrugën drejt anëtarësimit në BE. Por në qeverinë e re të Serbisë, janë dy të sanksionuar nga Amerika, përfshirë këtu dhe Aleksandër Vulin, një politikan shumë i afërt me Rusinë.
/a.r