BE hap javën e ardhshme bisedimet e zgjerimit me Ukrainën dhe Moldavinë

Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar zyrtarisht nisjen e negociatave të pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë javën e ardhshme, një tjetër hap në rrugëtimin e gjatë të dy vendeve për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh.

Belgjika, e cila aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian, tha se vendet anëtare kanë rënë dakord për një kornizë negociuese.

“Kjo hap rrugën për nisjen e negociatave të martën, më 25 qershor, në Luksemburg”, tha presidenca belge.

Pas një vlerësimi pozitiv nga dega ekzekutive e BE-së, krerët e BE-së kishin rënë dakord tashmë vitin e kaluar që negociatat e pranimit duhet të fillojnë me të dy vendet.

Procesi midis fillimit të negociatave me Ukrainën dhe fqinjin e saj Moldavinë dhe anëtarësimit të tyre në BE mund të zgjasë shumë vite.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com