BE akordon 1 miliardë euro për Shqipërinë, zv.ministri i drejtësisë: Disbursimi i fondeve fillon në qershor

Rreth 1 miliard euro do të përfitojë Shqipëria në kuadër të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të mbështetur nga Bashkimi Europian.

I ftuar në “Studio Live” në Report Tv zv.ministri i drejtësisë Tedi Dobi, tha se disbursimi i fondeve do të nisë nga qershori i këtij viti.

“Në samitin në mal të zi është diskutuar për planin e rritjes. Që në qershor të këtij viti fillon disbursimi i fondeve. Do ketë impakt pozitiv. Fokusi ynë për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve. Ajo që do të doja të thoja është që Shqipëria ka pasur goxha avancim në thithjen e fondeve.

Ka një ngritje të nivelit qoftë teknik qoftë të teknik-bërjes për t’u siguruar që ato masa të forta kanë efektshmëri dhe janë të arritshme. Duam të bëjmë disa masa që e sjellin efektin pozitiv”, tha zv.ministri.

Ndalur te harta e re gjyqësore, shtoi se sipas tij ka sjellë balancat e duhura.

“Harta e re gjyqësore sjell balancat e duhura. SPAK po trajton çështje me rëndësi për vendin”, tha Dobi.

“Shqipëria që nga 2018 ka fuqizuar sistemin e ndihmës juridike. Jemi të aftë tu japim ndihmë palëve”, shtoi më tej ai në intervistën me gazetarin Arbër Hitaj./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com