Marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit, e diskutuar në bisedimet e Dohas, është vendosur në tryezë që nga maji i vitit që lamë pas.
Megjithatë, pas tetë muajsh luftë po krijohen pritshmëri të reja për arritjen e marrëveshjes për shkak të zhvillimeve të rëndësishme, shkruan BBC.
Së pari, zgjedhja e Donald Trump si President i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.
Trump ka kërcënuar me pasoja të rënda nëse pengjet nuk lirohen përpara se të marrë detyrën më 20 janar, ndërkohë që Hamasi mund ta interpretojë ndryshimin në udhëheqje si heqje të kufizimeve të vendosura nga administrata Biden ndaj Izraelit.
Në të njëjtën kohë, Izraeli është nën presion për t’i dhënë fund konfliktit, pasi Trump dëshiron një marrëveshje paqeje më të gjerë rajonale.
Kryeministri izraelit Netanyahu po përballet me presion të dyfishtë: nga njëra anë, kërkesat ekstreme të aleatëve të tij të ekstremit të djathtë për vazhdimin e luftës, si ministri i Financave Betzalel Smotrich, i cili kërcënon të largohet nga qeveria; dhe nga ana tjetër, humbjet në rritje të ushtrisë izraelite në Gaza .
Së fundmi, sipas BBC, rendit edhe një ndryshim të tretë – rajonal – që luan rol në ndryshimin e pritjeve për një armëpushim: dobësimi i aleatëve të Hamasit, nga Hezbollahu në Liban tek Bashar al-Assad në Siri, së bashku me vrasjen e udhëheqësit të Organizatës , Jahia Sinwar në Gaza.
Me gjithë vështirësitë, prania e zyrtarëve të lartë izraelitë në bisedimet e Dohas dhe intensifikimi i aktivitetit diplomatik rrit shpresat për arritjen e një marrëveshjeje pas muajsh gjakderdhjeje, thekson media britanike.