Baza e armatimeve në Shkallnur, gjykata cakton “arrest me burg” për 2 të rinjtë

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Hekuran Troplinin 20 vjeç dhe Emiljano Pashon 19 vjeç, të cilët dyshohet se ju kanë shitur armë zjarri grupeve kriminale.

Arrestimi i të rinjve erdhi pasi Policia e Durrësit zbuloi një bazë armësh nëfshatin Shkallnur në një banesë të pabanuar dhe gjysmë të ndërtuar.

Brenda saj u gjetën 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra dhe qindra fishekë luftarak, teksa policia vuri në pranga të rinjtë në momentin që ata po kontrollonin armët.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, gjithashtu u sekuestruan edhe 4 celularë që do t’i nënshtrohen akt ekspertimit për të parë nëse do të ketë komunikime që do ndihmojnë hetimin për identifikimin e personave të tjerë. Gjithashtu u sekuestruan para dhe lëndë narkotike.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com