“Ti z.Baton e di shumë mirë që ke marrë para nga inceneratorët. Nuk e di se për çfarë ka marrë para një portal përveç se për të censuruar faktorë opozitarë. Kjo është logjika ime. Ka marrë 8 pagesa, i kanë kaluar lekët, në vlerë 4 milionë Lekë në muaj, nga inceneratorët”, ka qenë kjo akuza që demokrati Belind Këlliçi i ka bërë analistit Baton Haxhiu në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Ky i fundit i është përgjigjur duke i thënë se marketingu në portalin e tij është lidhur nga një kompani tjetër dhe ka shtuar se ajo e inceneratorëve i ka borxh këtij portali 4 muaj.
Baton Haxhiu: E para e punës, të lutem kujdes kur përmend shifra. Albanian Post pas 2 vitesh ekzistimi të inceneratorëve e ka një kontratë 6-mujore, respektivisht 7 muaj që e ka lidhur marketingu që ne i japim marketingun një kompanie që bën kontrata dhe nuk ka të bëjë me mua. Kompani marketingut, ekzistojnë në Tiranë disa kompani që bëjnë marketing dhe ju japin disa mediumeve marketing në fillim të vitit. Unë as nuk kam kontaktuar dhe as nuk kam nënshkruar asgjë. Kompania e inceneratorëve – “Albanian Postit” i ka borxh 4 muaj, i ka paguar 2 muaj dhe më nuk ka paguar asnjëherë.
Belind Këlliçi: Hajde t’i biem dhe t’i godasim se të ka Lekë borxh. Të të qajmë dhe hallin Baton.
Baton Haxhiu: Meqë PD nuk ka ardhur në asnjë studio televizive se jeni financuar nga inceneratorët…
Belind Këlliçi: Kush Baton?
Baton Haxhiu: Ju, PD-ja.
Belind Këlliçi: Unë quhem Belind Këlliçi këtu që po flas me ju.
Baton Haxhiu: Ashtu quhet partia jote. Je PD-ja. Mos u bëni ëngjëj se kjo situatë dhe këtë marrëdhënie me inceneratorët dhe me njerëzit është pikërisht për shkak të partive politike që nuk ngopeni kurrë duke marrë. PD është e jotja dhe ka qenë e jotja.
Baton Haxhiu: Jam krenar që jam pjesë e PD-së.
Baton Haxhiu: Shyqyr që je krenar, por jepni dhe përgjigje pse keni marrë para nga inceneratorët. Nëse duhet të ju ndjek SPAK-u, duhet të ju ndjekë edhe juve.
/a.r