Bastiset shtëpia e Artan Grubit, kontrollet pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA për korrupsion

Policia e Maqedonisë së Veriut bastisi shtëpinë e ish-zëvendës kryeministrit Artan Grubi, pas  dyshimeve  se ai është përfshirë në krim të organizuar.

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se Grubi nuk ishte në shtëpinë e tij gjatë kontrollit. Ndërsa agjentët nga ana tjetër, besohet të kenë gjetur një shumë të konsiderueshme parash.

Pak ditë më parë, Artan Grubi, i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion, lajmëroi tërheqjen e plotë nga politika dhe jeta publike.

Prej kohësh, Grubi ka qenë një nga figurat kryesore drejtuese të Bashkimit Demokratik për Integrim, e po ashtu ka mbajtur dhe poste të larta në qeveritë e kaluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com