Gazetari Ardit Hoxha tha këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania se bashkimi i opozitës nuk ka shanse të ndodh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ai bëri gjithashtu një shpjegim se si PS ka arritur të përkthejë në 53 mandate deputetësh kur në zgjedhje ka marrë 48.5%.
“Nuk ka shanse të ndodh bashkimi i opozitës. Unë do ndalem në disa detaje, si te 2017 edhe te 2021 te rezultati i PS po të marrim e të shohim numër votash e numër mandatesh, po të kthejmë në përqindje votash ato 764791 vota të PS-së janë 48.5% të votave. Kur i përkthen në mandate këti 48.5% të votave të PS kalonë mbi 53% të mandateve.
Pra PS ka arritur që në dy zgjedhjet e fundit duke marrë pak më shumë se 40% të votave i ka bërë 53% mandate. Ndërsa rezultati i PD si në 2017 edhe në 2021 është kokë më kokë, përqindja e votave korrespondon me përqindjen e mandateve. Të gjitha këto vota që fragmentarizohen nga “Libra” e deri te “Sfida” në 2017 e në 2021 këto vota shkojnë te 48% i PS që bëhet 53% në vota deputetësh. Ndërsa bashkimi i opozitës nuk ka shanse të ndodh”,-tha Ardit Hoxha.
Hoxha tha gjithashtu se partia e Tom Doshit, se nga 2017 e më pas kur partinë Socialdemokrate, tashmë është një “Kal Troje” i Partisë Socialiste i cili qëndron më vete “për një ditë të zezë”.
/a.r