Bashkia ndërton tregun e ri në periferi, po tregtarët e Belshit sërish në protestë!

Tregtarët e Belshit kanë dalë sërish në protestë këtë të shtunë duke kundërshtuar spostimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit.

Në mbështetje të tregtarëve doli sot edhe deputeti Dashnor Sula, i cili në një reagim në rrejtët sociale, i ka bërë thirrje kryetarit të bashkisë së të Belshit që të organizojë një takim me banorët.

‘6 javë protestë në veshin e shurdhët. Kjo arrogancë ndaj atyre njerëzve që e kanë besuar në atë karrige nuk justifikohet ndryshe veçse me faktin e “kafes” që mund të ketë marrë nga biznesmenët e Tiranës që kanë shtrirë duart edhe në Belsh.’- shkruan Sula.

Po ashtu Sula u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojë faktin se pse agrotregu i ndërtua në një vend ku nuk shkojnë dot as tregtarët e as klientët.

‘Një thirrje kam edhe për institucionet e drejtësisë: Bëjeni si mundim dhe shkoni një herë në këtë Bashki. Hetojeni një herë që nga fakti se përse agrotregu u ndërtuan në një vend që s’mund të shkojnë as tregtarët e as klientët. Se sa ka qenë tenderi për ndërtimin e atij tregu dhe nëse është ndërtuar sipas projektit. Shkoni e shikoni sepse kanë hedhur beton për rrugët por kanë harruar të vendosin zgarat metalike dhe betoni ka filluar të çahet. Hyrja dhe dalja në rrugën kryesore nga tregu është menduar në kthesë dhe është një potencial të madh aksidentesh.

Afër mendsh që në 2024-ën, kushtet për një treg duhet të jenë më të mira. Këto kushte mund të plotësoheshin në vendin ku pazari organizohet për më shumë se dy dekada. Por qëllimisht është larguar në një vend të paaksesueshëm sepse në Belsh kanë instaluar bizneset e tyre shumë nga ata që quhen oligarkë në Tiranës dhe duan ta përqëndrojnë të gjithë ekonominë e zonës vetëm në duart e tyre.’- tha Sula. (Shqiptarja.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com