Gazetari investigativ, Artan Hoxha, duke treguar detaje nga dosja e SPAK-ut që bëri publikë 50 urdhër-arreste tre ditë më parë, solli rastin e presioneve dhe shantazheve të figurave të krimit ndaj njerëzve të drejtësisë.
Ai tregoi në një emisionin “Te paekspozuarit” ne MCN Tv rastin e gjyqtares Saida Dollani, që iu bë presion i dhunshëm për të hequr dorë nga procesi i Emiljano Shullazit. Njëra prej formave për ta detyruar që të hiqte dorë ishte kërcënimi ndaj bashkëshortit të gjyqtares, duke i futur pistoletën në gojë dhe duke i përmendur se kishte dy fëmijët në Francë.
“Një nga episodet në hetim është ai i bashkëshortes së një gjyqtareje të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Për ta detyruar që të hiqte dorë nga procesi i Shullazit, i shkon një person dhe i vendos pistoletën në gojë. Kësaj gjyqtareje i është bërë presion që të heqë dorë dhe nuk ka pranuar.
Duke parë që ajo gjyqtare nuk po hiqte dorë, duke u bindur që nuk kishte pranuar të korruptohej prej tyre, sepse ata ose të blejnë ose të korruptojnë. Ajo nuk pranonte as të merrte ofertën, refuzonte të gjithë tentativat për ta korruptuar dhe as nuk jepte dorëheqjen nga procesi.
U bë pengesë, gjetën një person që ndoqi rutinën e bashkëshortit. E gjeti në lokal, e thirrën, i vendosën pistoletën në gojë dhe e kërcënuan me fëmijët.
Edhe për autoritetet u bë situatë shumë e vështirë.
Kjo histori është hetuar, por nuk u gjet asgjë. E lanë gjyqtaren në rrugë. I është bërë presion në mënyrë permanente. Është episodi i 9.
Në datën 23 prill, bashkëshorti i gjyqtares, i kanë shkuar bashkë me një shok në kafe. Kanë gjetur momentin, kanë thirrur bashkëshortin, i kanë thënë mos harro se ke dy fëmijë në Francë, me idenë që të mos i linin asnjë rrugë gjyqtares.
Mënyra si është bërë hetimi më vonë, dëshmon se nuk u mor me seriozitetin e duhur dhe gjyqtares nuk i është dhënë përkrahje”-tha Hoxha./m.j