Bashkëshorti e vrau dhe i fshehu kufomën, familjarja e Alba Çenkos: Dyshojmë te mamaja e Kastriotit

Një familjare e afërt e Alba Cenkos, 32-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në mënyrë makabre, ka dhënë një dëshmi tronditëse për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24.

Ajo tregoi se familja e viktimës ka dyshime te e ëma e Kastriot Cenkos, bashkëshortit të viktimës.

Sipas saj mamaja e autorit të vrasjes ka ndërhyrë në telefon kur motra e Albës ka komunikuar me Kastriotin, duke ngritur dyshime për një implikim të mundshëm të saj.

“Jam e afërme me të ndjerën, madje kam prova, kemi bërë video duke folur motra e Albës me atë monstrën në telefon dhe dyshojmë se ka gisht dhe e ëma e Kastriotit sepse ndërhynte duke folur në telefon. Dyshimi ynë është për të ëmën. Na ka ardhur shumë keq, ishte shumë e mirë e ndjera, jo si thoshte ai monstra”, tregoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com