Bashkë nisën luftën, Putin zëvendëson ministrin e Mbrojtjes

I pakënaqur për mospërmbushjen e objektivave apo një rifreskim i kabinetit? Kjo ende nuk është e qartë, por presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur të largojë nga detyra ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, me të cilin nisën dhe luftën në Ukrainë rreth 2 vjet e 3 muaj më parë.

68-vjeçari ka qenë në këtë rol që nga viti 2012 dhe do të emërohet kreu i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Burime nga dhoma e sipërme e parlamentit rus thanë se Shoigu do të zëvendësohet nga zëvendëskryeministri Andrei Belousov.

Po ashtu, të njëjta burime konfirmojnë se është dëshira e vetë Putin që Shoigu të marrë detyrën nga Nikolai Patrushev në këshillin e sigurisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com