Basha: Vula ka qenë e mbetet te PD, për ne çështje inekzistente! Mos shkojmë pas një telenovele që eklipson aksionin opozitar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se vula ka qenë dhe do të mbetet te Partia Demokratike. I ftuar në emisionin Frontline Interview në Report Tv Basha tha se politikisht për PD-në kjo çështje është inekzistente, ndërsa pjesa tjetër po bën një telenovelë që të eklipsojë aksionin opozitar.

‘Telenovela e vulës është stisur nga aktorët që u intereson të heqin vëmendje nga çështjet e vërteta të vendit. Vula ka qenë gjithmonë në PD, dhe do të mbetet. Nuk mund të shkojmë pas një telenovele që ka eklipsuar aksionin opozitar që duhet të shkojë kundër Edi Ramës. Për ne ky është një debat i stisur. Nuk është çështja për debat politik.

Për ne politikisht kjo çështje është inekzistente, vula ka qenë mbetet dhe do të jetë në PD. Çfarë bëjmë për të shëruar pasojat e ngritur nga ky revolucion falls. PD nuk është llaç dhe tulla. PD është vlera është parime është aksion opozitar.

Sa kohë që mbetesh në këtë telenovelë ku është vula ku është selia. Edhe demokratët janë mërzitur nga kjo? Çu intereson atyre se ku është vula, ku është PD në raport me zgjidhjen për problemet e qytetarëve. Nëse e ndjejnë veten opozitar me këtë qeveri, ti lënë këto lojëra si të largojnë qeverinë dhe si ta zëvendësojë me një qeveri që tu japë alternativë qytetarëve.

Ne kemi 10 minuta që flasim për vulën. Mund të kishim folur për skandalet e qeverisë, korrupsionin. Presioni është i tillë se ju nuk mund ta shmangni këtë çështje. Ne nuk kemi punë as me Metën as me Berishën. Çështja e vulës ndihmon hallexhinjtë dhe është Edi Ramës.’- tha Basha./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com