Basha takim me zyrtarin e lartë amerikan: Një bisedë e frytshme për Shqipërinë e Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me kreun e Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan, Michael McCaul. Një bisedë e frytshme, me në qendër çështje me interes për Shqipërinë dhe Kosovën.

Gjatë këtij takimi lideri demokrat ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të PD-së, për ndihmën dhe mbështetjen që SHBA-ja, i kanë dhënë Shqipërisë dhe kombit shqiptar në kohë të vështira dhe sfiduese, por edhe ne ditët e sotme në funksionimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e demokracisë.

Theksojmë se kryedemokrati Basha ndodhet në SHBA ku po zhvillon një serë takimesh të rëndësishme, ku më herët ai u takua me ish-zëvëndëspresidentin e SHBA, Mike Pence.

Postimi i Lulzim Bashës:

Me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan, Michael McCaul. Një bisedë e frytshme, me në qendër çështje me interes për Shqipërinë dhe Kosovën.

I lumtur të dëgjoja sesi Kongresi ndjek me vëmendje të posaçme zhvillimet në vendin tonë dhe në rajon, e të prezantoja vizionin tonë për forcimin e demokracisë, mbështetjen ndaj drejtësisë dhe ndërtimin e një alternative qeverisëse që lufton korrupsionin, rrit trasparencën & llogaridhënien dhe siguron mirëqenie për të gjithë.

Prej themelimit të saj, Partia Demokratike e Shqipërisë ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ne po punojmë më fortë se kurrë për të forcuar edhe më tej këtë marrëdhënie, në dobi të partneritetit të mrekullueshëm midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerkiës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com