“Basha? Si Gazment Bardhi! Pret diçka nga Berisha!”, Alibeaj: Antiberishizmi, e vetmja rrugë!

Legjitimimi juridik i Sali Berishës si kryetar i PD ka sjellë një ndarje të re mes demokratëve. Enkelejd Alibeaj u largua jo vetëm nga grupi parlamentar i PD të Berishës, por është distancuar plotësisht nga Lulzim Basha, i cili vazhdon të qendrojë ende si pjesë e grupit të partisë që zyrtarisht drejtohet nga Berisha.

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, zoti Alibeaj e trajtoi si vijë të kuqe këtë çështje. “Ndarja nuk është me një individ. Ndarj është me çdo individ, I cili nuk bën distancimin nga berishizmi dhe më rezulton se këta kolegë (Basha, etj) nuk e kanë bërë”- tha zoti Alibeaj, i tregon se Lulzim Basha, minimalisht, duhet të bëjë atë që bëri depueti Arbi Agalliu, largimin nga grupi parlamentar. “Nuk mund të vazhdosh të jesh nën hijen e një partie që po shkon në bjerrje dhe drejt fundit të jetës së saj dhe të mos kesh kurajo e të mos distancohesh dhe të japësh një fije shprese për njerëzit që të shohin se përtej berishizmit ka mundësi të tjera për të qenë të përfaqësuar.”- u shpreh zoti Alibeaj.

Gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço, ish kryetari i komanduar i PD, ish Sekretari i Përgjithshëm i PD deri në 11 Qershor la të kuptohet disa herë se Lulzim Basha po ndjek të njëjtë rrugë si Gazment Bardhi dhe pret një ofertë nga Berisha. “Kahu i lëvizjes së shumë deputetëve, ish kolegë të mi, ata që përmendët pak më parë (Gazmetn Bardhi, Jorida Tabaku), ishte ky: ne bëmë një betejë që startoi në 9 shtator, por ndodhi që dorë pas dore u dorëzuan dhe shkuan tek ballkoni. Ndërsa tani, pjesa tjetër (Basha), nuk e bën sot këtë lloj distancimi. Dhe duhet ta bëjë jo vetëm me fjalë, por me akte, me akte politike, të mbajë përgjegjësi. Çfarë do të thotë përgjegjësi? Atje ku nuk ke qenë i suksesshëm, siç nuk isha unë vjet pas zgjedheve të 2023, dhashë dorëheqjen. Edhe tani mbajta, pas sagës juridike të ankimit, se unë isha autori, njeriu merr përgjegjësi.”- u shpreh Alibeaj në adresë të Lulzim Bashës, qartazi, duke lënë të kuptohet se ai duhet të tërhiqet nga pozicioni drejtues i grupimit.

Tani, kur flet për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeaj nuk bën dallim. ‘Përfshiji të gjithë bashkë”- tha ai gjatë intervistës me Elona Meçon. Argumenti është ndarja me Berishën. “Për mua, kush nuk distancohet nga Sali Berisha, duket se pret diçka nga Sali Berisha. Kjo nuk është rruga ime.”- tha Enkelejd Alibeaj në RTSH.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com