Basha: Reforma territoriale ka dështuar. Bashkitë janë kthyer në grupe të strukturuara kriminale, rasti më i qartë është bashkia Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me këshilltarët bashkiakë të PD në të gjithë bashkitë e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se “bashkitë janë kthyer në grupe të strukturuara kriminale, ku rasti më i qartë është bashkia Tiranë”.

”Banka Botërore e ka konstatuar publikisht dështimin total të Reformës Territoriale. Jo thjesht agjendën politike të kthimit të territorit dhe të menaxhimit të territorit në një shtojcë të manipulimeve elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme, por dështimin total me decentralizimin i cili në vend që të çonte më shumë kompetenca dhe pushtet tek bashkitë në funksion të qytetarëve, i ka bërë ato më jo transparente, më të bunkerizuara.

Dhe siç e kemi parë në rastin e Bashkisë së Tiranës, dhe nuk është i vetmi rast, është më flagranti, i ka kthyer në grupe të strukturuara kriminale. Qytetarët e dinë dhe ne duhet ta themi me zë të lartë.

Një grup i strukturuar si ai i bashkisë së Tiranës, rriti taksat dhe këto taksa i kanalizoi në xhepat e një grushti njerëzish që janë drejtorët e kryetarit të bashkisë.

Me një filozofi të pastër vetshërbimi. Taksat i marrim nga qytetarët dhe në vend që t’i kthejmë tek qytetarët, i bëjmë pasuri tonat, i bëjnë hotele, i zhvasin dhe i depozitojnë në llogari bankare. Pra, një skemë e pastër mafioze”, tha Basha./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com