Basha premton: Me ne Shqipëria turistike do jetë e gjithë shqiptarëve, jo e një grushti oligarkësh

Basha: Me PD, Shqipëria turistike do jetë e gjithë

Në takimin e radhës me grupet e punës dhe ekspertët është diskutuar programi i PD për turizmin.

Detaje nga projekti ka dhënë vetë kryetari demokrat Lulzim Basha përmes një postimi, ku shprehet se Partia Demokratike në programin e saj qeverisës do e trajtojë turizmin si një projekt madhor kombëtar.

Sipas Bashës, Shqipëria turistike do jetë e gjithë shqiptarëve dhe jo një grushti njerëzish të lidhur me qeveritarët.

“Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin si një projekt madhor kombëtar.

Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi pasi vetëm në këtë mënyrë ne i japim zhvillimin e duhur turizmit. M

e grupin e punës për programin në fushën e turizmit, mbrojtjes së ambjentit dhe planifikimit urban diskutuam në detaje për sfidat, ndërsa synojmë të rrisim të ardhurat dhe të hapim mijëra vende të reja pune.

Shqipëria është e bekuar me det, male, zona historike e kulturore dhe kërkon një qeveri të përkushtuar me plane konkrete zhvillimi që i shërbejnë çdo shqiptari dhe jo një grushti njerëzish të lidhur me qeveritarët”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com