Basha nxjerr videon: Ndarja e politikës me krimin prioritet për vendin

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka shpërndarë një video të kryeministrit Edi Rama në të cilën ai mohon lidhjet me krimin, duke i bashkangjitur asaj faktet e reja të zbuluara nga dosja e SPAK për ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja.

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë deklaron se mandati i personal i Edi Ramës në Durrës është produkt i krimit të organizuar. Sipas Bashës, ndarja e politikës nga krimi është një prioritet për vendin.

“Ndarja e politikës me krimin ka qenë dhe mbetet një nga prioritet kryesore për Shqipërinë. Kemi denoncuar me forcë dhe me fakte lidhet e Edi Ramës me krimin e organizuar, tashmë të faktuar nga dosje të njëpasnjëshme që tregojnë se bandat i dhanë pushtetin Edi Ramës, ndërsa Edi Rama vendosi pushtetin në shërbim të bandave. Arrestimi i Jurgis Çyrbes dëshmoi, brenda dhe jashtë vendit, se edhe mandati personal i Edi Ramës në Durrës ishte produkt i krimit të organizuar. Kjo aleancë e qelbur mes krimit dhe politikës ka shënuar degradimin e rendit dhe sigurisë në vendin tonë, duke e bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm. Jo vetëm sepse qytetarëve u kanoset jeta, por sepse të rinjtë nuk kanë mundësi të ndërtojnë një familje në një vend ku paratë që pastrohen në ndërtim i’u pamundësojnë blerjen e një shtëpie me çmime të përballueshme. Një pushtet që i shërben bandave në vend që t’iu shërbej qytetarëve, nuk i duhet as dreqit”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com