Politika konsiderohet si arti i së mundshmes, por në Shqipëri ka raste kur figura premtimet kalojnë edhe imagjinatën. Lulzim Basha, deputeti pa parti i vetëshpallur euroatlantik vijon të shpalosë programin e tij në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Ai premton 2 mije euro për çdo familje që lind fëmijë, kurse për fëmijën e tretë, premioja e qeverise se tij do të jetë plot 20 mijë euro. Edhe pse nuk njihet për njohuri të forta në matematikë, Basha nuk është i vetëm në këtë premtim sensacional.
Kur Basha e zbuloi 1 vit e gjysme më parë këtë premtim, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e akuzoi se i kishte kopjuar idenë. Fatkeqësisht, Meta premtonte vetëm 10 mijë euro për fëmijën e tretë, ndërsa edhe pse në qeli dhe i divorcuar, ai premton për 4 milionë shqiptarë.
Për t’u rikthyer tek Basha, në 20 vite në politikë, premtimet e këtij lloji nuk janë të parat për të. Së fundmi, për shkak ndoshta të vizitave jashtë shtetit, Basha flet edhe si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke premtuar heqjen e vizave mes dy vendeve.
Në 2021 po ashtu, Basha premtonte se do të anëtarësonte Shqipërinë në Bashkimin Europian, pavarësisht se është parë shpesh se anëtarësimi nuk është një vendim në dorë të Tiranës.
Për të mos harruar edhe tramvajin, në kohën kur kandidoi për Bashkinë e Tiranës. Por nëse më parë Bashën e besonte dikush, qoftë dhe Berisha, sot nuk dihet se kujt i drejtohet.
Pavarësisht se prej 1 viti premton se do të nxjerrë kandidatë për deputetë në çdo qark, ende dhe sot Basha nuk përmend dot një emër të ekipit të tij.
Në fakt, nuk ka akoma një parti të tijën. Ka vetëm një ankesë në Gjykatë, për një parti që jo vetëm nuk ishte e tija, por që atë vetë nuk e deshi kurrë, Partinë Demokratike./abcnews.al