Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët nga ambientet e selisë së tij.
Basha u shpreh se duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor, ndërsa theksoi se SPAK si e vetmja hallkë që funksionon po sulmohet nga qeveria.
Sipas tij qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un
“Duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor. SPAK e vetmja hallkë që funksionon sulmohet nga qeveria.
Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un.
Nëse qeveria nën ankthin e asaj që ka nisur, vënia para drejtësisë përgjegjësit për korrupsion, kanë nisur përpjekjen për kontroll ndaj institucioneve të drejtësisë, do të ndeshen në kundërshtimin e fortë të PD.
PD ka mbështetje pa kushte ndaj SPAK. Kush ka panik nga hetimet e SPAK, Zoti ia shtoftë panikun”, u shpreh Basha.