Kreu i PD, Lulzim Basha ka ironizuar skenarin e Rithemelimit për bllokimin e seancave plenare.
Në një konferencë për shtyp, Basha u tha se duhet ta pranojnë se ky skaner ka dështuar dhe se nuk kanë arritur asgjë prej tij.
“Kërkuam interpelancë me Edi Ramën për Ahmetajn. Më thoni cili është interesi publik, që të gozhdohet aty, që të bëhet kjo çështje kryesore, apo të nxjerrim gjithë nga një çakmak e të bëhet lajm për dy orë, e pas tre orësh ca ndodh. Qeveria në punë të vet, në vjedhjet e veta, shqiptarët në varfërinë e tyre.
Të mblidhemi bashkë t’i rrahim shpatullat bravo sa faqe dogjëm. Këto janë gomarllëqe, nuk mund të sillet opozita kështu. E pamë se ku na çoi kjo rrugë.
E pamë më 14 maj, e pamë në Kukës. Kjo është një strategji e dështuar. Mua më takon tu bëj një thirrje të braktisin rrugën e bindjes së verbër ndaj interesave personale.
Kush përfiton nga kjo? Edi Rama. Pasi përfiton Rama del dhe bën vetë si hero dhe u thua tjerëve që përpiqen të bëjnë misionin si opozitar që jeni të shitur e të blerë, ndërkohë që je ti që e ke forcuar Ramën, je tubi i oksigjenit të Ramës.
Politikën për Ramën dhe kundër interesit të qytetarëve e bëjnë këta. Na takon t’u themi që nuk është kurrë vonë të pranosh që diçka s’po funksionin, s’po themi të rrahin veten më kamzhik, as të qajnë para publikut, por të ndalojnë një strategji që ndihmon Ramën dhe godet opozitën.
/a.r