Basha: Berishës vulën, Ramës pushtetin, pazari i ndyrë kundër Shqipërisë. S’dorëzohemi përballë…!

Lulzim Basha, zhvilloi një takim me krerët e degëve të qarkut Gjirokastër.

Në fjalën e tij, Basha tha se pazari mes Ramës dhe Berishës, ku njëri mban vulën dhe tjetri zgjedhjet e vitit 2025, është në kurriz të shqiptarëve që duan ndryshim.

Duke mos e pranuar këtë paligjshmëri, Basha përsëriti qëndrimin për rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit dhe se kjo rrugë do ndiqet deri në Strasburg. Ndërsa sa i përketë programit të PD, ai tha se do të jetë si alternativë për qytetarët në zgjedhjet e ardhshme.

”Berishës vulën, Ramës pushtetin në 2025, ky është pazari i ndyrë në kurriz të shqiptarëve që duan ndryshim, të demokratëve që u tallën nga Foltorja, me premtime për revolucion, e se do rrëzonin Ramën për 6 muaj, por përfunduan në prehrin e tij.

A mund ta pranojmë ne këtë? Mund të pranojmë paligjshmërinë? Mund të pranojmë mbajtjen me thonjë pas tranzicionit, që ka sikterisur shqiptarët nga vendi, për t’ia lënë vendin një grupi të vogël njerëzish që pasurohen, duke lënë në skamje shumicën dërrmuese të shqiptarëve?!

Ne nuk e pranojmë padrejtësinë, ne do të bëjmë rekurs për të çuar të drejtën në vend, për t’u kthyer demokratëve identietin e tyre euroatlantik, që është gur themeli i historisë sonë dhe boshti i alternativës sonë. Do ta ndjekim këtë rrugë deri në fund, deri në Strasburg, po të jetë e nevojshme. Sidoqoftë, ne do të jemi me çdo kusht në zgjedhje. Programi ynë, që u mirëprit nga të gjitha shtresat e shoqërisë, ekipi ynë, alternativa jonë do jetë në zgjedhje”  – u shpreh Basha.

Basha gjithashtu tha se strukturat jënë në këmbë anembanë vendit dhe njerëz që kanë qëndruar për vlera, parime, për t’i dhënë shqiptarëve një alternativë të shkëputur nga hijet e të shkuarës. Ai shtoi se shqiptarët do të jenë përballë dy rrugëve, përball atyre që janë kundër SPAK, Reformës Zgjedhore dhe që duan të mbajnë në këmbë çorbën e 2008-ës, dhe rruga jonë që është për ndryshim për t’i dhënë fund tranzicionit.

Strukturat janë në këmbë anembanë vendit. Janë njerëz që kanë qëndruar për vlera, parime, për t’i dhënë shqiptarë ve një alternativë të shkëputur nga hijet e të shkuarës dhe modelet politike të dështuara, që kanë dëmtuar vendin.  Pra, ne jemi gati për përballjen e zgjedhore. Për pak muaj shqiptarët do jenë përballë dy rrugëve. Atë të vjetrën, që nuk të çon askund, në të cilin ecin ata që janë në luftë me SPAK për të mbajtur në këmbë një sistem të korruptuar. Ata që po mbajnë peng Reformën Zgjedhore, sepse nuk duan lista të hapura, nuk duan votën e diasporës, nuk duan barazinë e votës, nuk duan votim dhe numërim elektronik, por duan të mbajnë në këmbë çorbën e 2008-ës, të gatuar nga Rama dhe Berisha, që ka helmuar demokracinën shqiptare. Rruga tjetër është rruga jonë dhe e gjithë atyre që duan një ndryshim të vërtetë, që i jep fund tranzicionit.

Ne mbështesim fuqishëm SPAK, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çliruar potencialin e vendit që mbahet peng nga korrupsioni i kudogjendur. Ne qëndrojmë për një reformë të vërtetë zgjedhore, për të cilën kemi bërë propozime konkrete, të depozituarua prej muajsh në parlament, por që bllokohet nga hallexhinjtë e SPAK.

Pra, ne qëndrojmë për një model të ri politik, që ka në qendër interesat e qytetarëve, e jo hallet e politikanëve, që punon për njerëzit dhe qëndron pranë tyre, që flet për hallet e tyre dhe ka një ofertë konkrete. Ne qëndrojmë kryelartë në këtë rrugë dhe do bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike që ndajnë këtë vizion për politikën dhe të ardhmen e vendit”,  tha Basha./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com