Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se plani i Gazmend Bardhit për ta çuar PD-në tek ish-kryeministri Sali Berisha ishte e planifikuar dhe që kishte nisur prej kohësh.
I ftuar në emisioni “3D” nga Alban Dudushi, Basha tha se plani kulmoi në insertin e 14 majit ku PD doli me 11 kandidatë në 61 bashki.
“Situata aktuale është një ngjitje mekanike e destinuar të mbetet e tillë pasi nuk bashkohet rreth parimeve. Ndonëse unë kam qenë i tërhequr, bashkëpunëtorët e mi që janë edhe sot në krahun tim më thonë se ky është një plan i nisur prej kohësh për të çuar PD tek Berisha. Ky plan kulmoi me insertin e 14 majit ku ky inserti i tha të gjitha dhe ku PD doli me 11 kandidatë në 61 bashki”, tha Basha.
Më tej Basha tha se sipas tij qeveria e Ramës është në rënie të vazhdueshme për shkak të dështimeve dhe për shkak të skandaleve, ndërsa theksoi se PD është në kërkim të një alternative.
“Qeveria e Ramës është në rënie të vazhdueshme për shkak të dështimeve dhe për shkak të skandaleve ke një pjesë e cila për një arsye mbetet loajale pas Berishës dhe ke një PD zyrtare dhe një grup në rritje e cila nuk mbështet më qeverinë, por kërkon një alternativë. Dhe ndërtimi i kësaj alternative është sfida jonë”, tha kreu i PD-së.
/a.r