Bardhi vijon akuzat: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, në një konferencë për mediat deklaroi se vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, dhe drejtuesit e narkotrafikut të Xibrakës kanë përdorur të njëjtën makinë 18 herë.

“Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë. Vëllai i kryeministrit dhe drejtuesit e narkotrafikut përdorën të njëjtën makinë 18 herë. Prokuroria hapi një dosje sekrete paralele për të hetuar një 45-vjeçar të paidentifikuar me emër, që ka përdorur të njëjtën makinë si Olsi Rama dhe trafikantët e drogës”, tha Bardhi.

“Bëhen publike 10 provat e përfshirjes së Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë. Olsi Rama është përdorues i automjetit me targë AA653DM. Prokuroria të rihapë hetimin për rolin e Olsi Ramës në çështjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë. Edi Rama ka një përgjigje për të dhënë: Çfarë bënte i vëllai me të njëjtën makinë, e cila u përdori njëkohësisht edhe nga organizata kriminale e trafikut të drogës në Xibrakë?”, shtoi Bardhi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com