Deputeti Bujar Leskaj, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të opozitës ka paraqitur 5 pikat për zgjedhjet e 2025-ës.
Gazetari i News24 Osman Stafa bën me dije se, Leskaj ka bërë propozime duke nisur nga protesta e 20 shkurtit, te aksioni në tërësi deri te analiza pas tubimit dhe programi i partisë.
Bujar Leskaj: 5 pikat e mia te diskutimit:
-Kryefjala jone eshte protesta e 20 shkurtit. Si nje dite mjaft e rendesishme ku ne duhet te reagojme fort perballe ketij pushteti te korruptuar.
-Kjo dite e sotme te ben opozimist dhe eshte shkalla e pare per te projektuar fitoren e 2025-es. Deputetet e bashkuar tashme edhe ne parti, do te jene motorri i PD-se drejt zgjedhjeve dhe fitores.
-Duhet te kemi kthjelltesi mendimi publik, shpejtesi ne aksionin tone opozitar dhe strategji te qarte.
-Pas dates 22 shkurt, duhet te ulemi seriozisht dhe te analizojme aksionin opozitar. A duhet te vazhdojme me keshtu? Cfare kemi fituar dhe cfare kemi humbur?
-Na duhet nje program i qarte i partise, t’ua preznatojme qytetareve. Nuk mund te shkojme tek njerezit vetem per te denocuar korrupsionin e Rames, por na duhet edhe t’u themi se cfare do te bejme ne ndryshe. Pra na duhet nje program.
Ai ka folur dhe për organizimit, ku ka propozuar që Gazment Bardhi të marrë postin e nënkryetarit në mënyrë automatike, pa votim.
“Sa i perket organizimit, deputetët me të cilët jemi bashkuar t’u krijohen kushtet që në mbledhjen më të afërt të Këshillit Kombëtar të kooptohen në kryesi, një pjesë e tyre, mbasi të votohen në KK me kandidatura alternative nga vetë ata. Ndërsa Gazment Bardhi, te marre postin e nënkryetar te partise, automatikisht pa votim. Kjo në bazë edhe te statutit, pa hequr asnjë nga nënkryetarët aktualë”, tha thënë ai./m.j