Bardhi poshtë ballkonit të Berishës/ Minxhozi: Pse nuk shkoi para se të vizitonte SHBA?

Analisti Skënder Minxhozi thotë se me ish kryeministrin Sali Berisha nuk mund të ketë asnjë lloj negociate, në situatën në të cilën ai ndodhet aktualisht.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Berisha do të mbajë fort kreditet e tij, dhe ardhjen eGazment Bardhit poshtë ballkonit të banesës së tij, e sheh si një ndryshim, jashtë grupit të Rithemelimit.

Ndërkaq, analisti Artur Zheji deklaroi se Bardhi u prit si hero nga mbështetësit e Berishës, pasi ata patën iluzionin se ai sfidoi amerikanët. Sipas Zhejit, nëse Bardhi do e kishte bërë këtë veprim para se të shkonte në SHBA, mund të mos përfshihej në delegacionin e deputetëve që shkuan atje.

Skënder Minxhozi: Unë mendoj ndryshe. Nëse ka në 33 vjet, për mendimin tim, një moment të papërshtatshëm dhe të ndaluar për të pasur një negociatë me Sali Berishën, ky është një moment tjetër ku me të nuk mund të negociosh. Unë vazhdoj të mendoj që Sali Berisha nuk ka për të çeduar asnjë milimetër, nga ai gradh që ka, sepse po çedoi, Berisha merr fund edhe më keq se çka marrë. Në atë pozitë ku është, ka vetëm një fat, të mbajë fort kreditet që ka, aq sa i ka. Po çedoi te Luli dhe te Gazi, si të çedojë te dy persoanzhet që nuk i ka asnjë lloj bese. I duhet i ndryshmi. I duhet çarja e grupimit që del jashtë Rithemelimit.

Artur Zheji: Ata e priten si hero sepse erdhi nga Esocbari. Është qesharake, po kështu është. Ai mendon se i sfidon amerikanët, nga Escobari, nga DASH, nga aeroporti dhe erdhi dhe i tha. doktor jam me ty. Kështu flet veprimi.

Skënder Minxhozi: Përse nuk shkoi dy javë para se të shkonte në Amerikë, por shkoi direkt nga Rinasi?

Artur Zheji: Po të shkonte dy javë para, nuk do të shkonte në SHBA ndoshta, e zbrisnin nga delegacioni.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com