Bardhi paralajmëroi shkarkimin nga detyra, ironia e deputetit Agalliu: Pitkin, mos bëj pirueta …

Deputeti i Partisë Demokratike, i cili mban edhe postin e Sekretarit të Grupit Parlamentar të PD zyrtare, Arbi Agalliu ka reaguar pasi Gazment Bardhi paralajmëroi se do ta shkarkojë së bashku me Orjola Pampurin, pasi sipas tij kanë mbajtur një qëndrim pro Olta Xhaçkës.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Agalliu ka ironizuar Gazment Bardhin, duke e quajtur atë “Pitkin”.

Ai thotë se ka qenë i parë që ka denoncuar jo vetëm Xhaçkën por edhe zyrtarë të tjerë që kanë abuzuar me investimet strategjike dhe pronat në jug.

“Ndaj askush nga ata që kanë braktisur PD, sulmojnë SPAK, janë zëdhënës të të korruptuarve, nuk mund të bëjnë moral dhe aq më tepër të pretendojnë të shkarkojnë a ngarkojnë. Jo për gjë po nuk na lidh asgjë. Pitkin, mos bëj pirueta se të merren mendte e nuk di ç’flet”, shkruan deputeti demokrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com