“Bardhi nuk ka akses” reagon Sara pas lëvizjeve të dyshimta në Instagram

Marrëdhënia e Sarës me Bardhin pas daljes nga BBV3 është një nga ngjarjet më të komentuara të ditëve të fundit. Gjithçka nisi kur Bardhi u largua nga shtëpia pasi i vëllai erdhi dhe i tha se nëna e tij ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Pas largimit të tij, menaxheri i Bardhit fshiu çdo foto me Sarën nga Instagrami i Bardhit dhe madje as nuk i bëri “follow”.

Në një moment fansat dhe mediat kanë parë që Bardhi ja ka kthyer “follow” Sarës dhe më pas ëshë penduar dhe e ka hequr. Ky veprim vetëm sa i ka hedhur bezinë zjarrit dhe situata mes tyre vazhdon të jetë e paqartë.

Sara ka reaguar nëpërmjet një Intastory ku ka shpjeguar se si qëndron e vërteta rreth marrëdhënies me Bardhin dhe lëvizjet e bëra në Instagram-in e tij. Ajo tregon se Bardhi nuk ka fare akses në llogarinë e tij, duke lënë të nënkuptohet që të gjitha veprimet janë bërë nga menaxheri i tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com