“Bardhi ka probleme me grupin e Berishës”, Lapardhaja: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën

‘Ka një përçarje mes grupit të Gazment Bardhit dhe atij të Sali Berishës në Partinë Demokratike’, kështu është shprehur analisti Namir Lapardhaja. Në një intervistë për Report Tv, ai u shpreh se kjo vihet re nga deklarata që japin të dyja grupet gjatë ditëve të fundit lidhur me primaret.

“Kjo është evidente nga deklarata e tyre të ditëve të fundit, Berisha dhe njerëzit e tij deklarojnë për zhvillimin e primareve, kurse Bardhi dhe deputet e tij shprehen në mënyrë të moderuar se ato duhet të realizohen me një kujdes të veçantë për shkak të një përçarje që mund të krijojnë në parti.

Primaret në atë parti do të jenë si një thertore ku Berisha do të eleminojë ata që nesër pas zgjedhjeve mund ti shkaktojnë atij probleme apo ti dalin kundër”, tha ai.

Lidhur me regjistrimet e bëra për votën e diasporës, ai tha se jemi ende larg pritshmërive. Sipas tij, Berisha po bënë pazare për të arritur marrëveshje me Ramën.

“Jemi larg me numrin e regjistrimeve të votës së diasporës, 30 mijë ose 40 mijë regjistrues nuk përbënë ndonjë ndryshim duke qenë se do të shpërndahen në 12 qarqe, ky numër duhet që të rritet edhe më tepër për të folur më pas se sa ndikim do të ketë kjo votë.

PD e Berishës e ka rregull tashmë që ka kërkesa shumë të mëdha dhe bënë edhe zhurmë në parlament për të shkuar tek pazari me mazhorancën dhe me Edi Ramën, nëse ai do ti jap atë që kërkojnë. Në këto kushte ku është PD ata fillojnë shpikin kërkesa të çuditshme, janë dëshmuar nga drejtësia lidhjet e politikës me krimin.

Është i qartë problemi që ka Bardhi me grupin tjetër me Berishën për shkak edhe të primareve që do të bëhen në atë parti dhe ata shpikin metoda që të duken sikur ata kanë një lloj peshe me propozimet e tyre”, tha ai.

Teksa nesër nis edhe sesioni i ri parlamentar, Lapardhaja ka bërë me dije se çfarë pritet të ndodh.

“Do të diskutohen rregullimet e fundit për votën e diasporës mes Partisë Socialiste të Ramës dhe PD-së Berishës, ndërkohë të dyja partitë do të vijojnë akuzat për njëra- tjetrën dhe shumë shpejt përfaqësuesit e tyre do të ulen dhe do të dakordësohen për ndryshimet e fundit që ti sigurohet emigrantëve një votë e lirë.

Por, përtej kësaj me sesion e ri kemi edhe një forcë që është jashtë politikës që është SPAK, ndërkohë që partitë politike bëjnë llogaritë e tyre edhe drejtësia bënë llogaritë e saj. Mendoj se do të vijojnë goditjet për çështje të caktuara si nga mazhoranca dhe nga opozita”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com